E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE për luftën në Lindjen e Mesme deklaron se dipomacia është e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën!

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Kaia Kallas tha se sa i përket luftës në Lindjen e Mesme, ministrat e Bashkimit Evropian i bënë thirrje palëve që të tregohen të përmbajtur

“Ministrat u bënë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjin ndërkombëtar, të tregojnë përmbajtje”, tha Kaia Kallas.

Kallas tha se e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën në rajon është përmes diplomacisë dhe theksoi se është e rëndësishme të shmangen veprimet që “mund të dalin jashtë kontrollit”.

Ajo foli gjithashtu për programin bërthamor të Iranit, duke deklaruar qëndrimin e BE-së.

“Nuk mund të jemi të butë kur Irani përshpejton programin e tij bërthamor”, tha ajo.

Kallas iu referua bisedës telefonike që pati me homologun e saj iranian, duke thënë se ata ranë dakord për rëndësinë e një zgjidhjeje përmes kanaleve diplomatike dhe rolin që Evropa mund të luajë.

Ministrat e BE-së diskutuan gjithashtu veprime konkrete që BE po ndërmerr në këtë krizë, të tilla si aktivizimi i mekanizmave të mbrojtjes civile për qytetarët e shteteve anëtare që dëshirojnë të largohen nga rajoni.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota