Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar kundër përdorimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale për të “angazhuar dhe pushuar” punonjës.
Duke folur në Kongresin e 15-të të Konfederatës Evropiane të Sindikatave, von der Leyen foli rreth planeve të Bashkimit Europian (BE) për të rregulluar sistemet e inteligjencës artificiale.
Ajo tha se aktualisht, 25 për qind e kompanive evropiane po planifikojnë të përdorin mjetet e inteligjencës artificiale në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe disa nga këto mjete mund të përdoren për shkarkime të automatizuara nga puna.
“Çdo algoritëm është projektuar nga një programues dhe ky person ka një sfond, ky person ka paragjykime. Pra, asnjë nga algoritmet nuk është pa paragjykime,” tha Von der Leyen, raporton AA.



