E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE konfirmon rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit

Bashkimi Europian njoftoi të hënën se i ka rivendosur sanksione Iranit, duke e ndjekur hapin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Sot, BE-ja riktheu sanksionet ndaj Iranit si përgjigje ndaj mosrespektimit të vazhdueshëm të marrëveshjes bërthamore. Dera për bisedime diplomatike mbetet e hapur”, thuhet në një deklaratë të presidencës së BE-së.

BE-ja bëri të ditur se sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të Bankës Qendrore të Iranit dhe bankave të tjera iraniane, si dhe ndalimin e udhëtimit për disa zyrtarë iranianë.

Gjithashtu, BE-ja ndaloi blerjen dhe transportin e naftës së papërpunuar nga Irani, si dhe shitjen ose furnizimin me ar dhe pajisje të caktuara detare.

Të dielën, Kombet e Bashkuara rikthyen një embargo armësh dhe sanksione të tjera ndaj Iranit për programin e tij bërthamor, pas një procesi të nisur nga fuqitë evropiane, të cilit Teherani i është kundërpërgjigjur me paralajmërime për masa të ashpra.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota