Hungaria ndjek njё politikё tё ashpёr azilimi. Qeveria e kryeminstirt Orban nuk frenohet as prej fushatave tё shpifjes. Meqёnёse ky vend nuk ka reguar ndaj paralajmёrimeve duhet tё pёrgjigjet para Gjykatёs Europiane.
Gjykata Europiane nё Strazburg ёshtё aktivizuar, pasi ligji i ashtuquajtur “Stopp-Soros” nё Hungari ҁon nё kriminalizimin e ndihmёs pёr refugjatёt dhe kufizon edhe mё tej tё drejtёn e azilimit, vuri në dukje Komisioni i BE-sё. Brukseli do qё me padinё ndaj qeverisё sё djathtё nacionale tё kryeministrit Viktor Orban ta detyrojё atё, qё tё tёrheqё ligjin e diskutueshёm. Nё kёtё ligj pёrfshihet edhe rregullorja pёr tё ndaluar ndihmat pёr azikёrkuesit nё emёr tё njё organizate.
Punonjёsit e organizatave tё ndihmёs pёr refugjatё mund tё dёnohen me heqje lirie deri nё njё vit. Nёse Gjykata Europiane i jep tё drejtё Komisionit tё BE-sё, Hungaria mund tё ndёshkohet me gjoba tё detyrueshme, pёr t’i ndryshuar kёto rregullore tё diskuteshme. Kjo ёshtё padia e parё e Komisionit tё BE-sё nё Gjykatёn Europiane. Nё vitin 2017 Komisioni dy herё iu drejtua Luksemburgut nё njё rast pёr procesin e azilimit nё Hungari dhe nё njё rast tjetёr pёr ligjin e arsimit tё lartё.



