E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE e alarmuar në lidhje me ndotjen e ajrit në Bullgari dhe Spanjë

Komisioni Evropian i kërkoi Gjykatës Evropiane të ndërmarrë veprime kundër Spanjës dhe Bullgarisë, për shkak të cilësisë së tyre të dobët të ajrit, duke thënë se këto vende kanë dështuar të mbrojnë qytetarët nga ndotja.

Spanja tejkalon kufijtë e dioksidit të azotit, veçanërisht në dy qytetet e mëdha: Madrid dhe Barcelonë, ku nivelet ligjore janë tejkaluar vazhdimisht, thuhet në vendimin e Komisionit Evropian.

“Të dhënat më të reja të cilësisë së ajrit të ofruara nga Spanja, konfirmojnë shkeljen sistematike të rregullave të BE-së mbi vlerat e dioksidit të azotit, të cilat kanë qenë ligjërisht të detyrueshme që nga viti 2010”, tha Komisioni, duke e referuar tashmë çështjen në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Dioksidi i azotit shkakton rreth 9.000 vdekje të parakohshme çdo vit në Spanjë, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit.

Në Bullgari, të dhënat treguan se vendi ishte duke tejkaluar nivelet e dioksidit të sulfurit.

Ekzekutivi i BE-së, gjithashtu i kërkoi Kroacisë dhe Rumanisë të adresojnë dështimet në monitorimin e ndotjes.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota