E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BE do të vazhdojë Partneritetin Lindor me vendet ish-sovjetike

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe të gjashtë republikave ish-sovjetike do të takohen muajin e ardhshëm, për të miratuar zgjatjen e Programit të Partneritetit Lindor.

Programi synon të nxisë Armeninë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Ukrainën që të ndërmarrin reforma, në këmbim të marrëdhënieve më të ngushta me BE-në dhe përfitimeve ekonomike.

Ministrat do të takohen në Bruksel më 13 maj – ditë që përkon me 10-vjetorin e Partneritetit.

Rusia e ka kundërshtuar programin, duke thënë se lidhjet më të ngushta ekonomike midis BE-së dhe partnerëve të saj kryesorë tregtarë mund të dëmtojnë interesat rusë.

Nën Programin e Partneritetit Lindor, Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje asociimi me BE-në, ndërsa Azerbajxhani pritet të iniciojë një marrëveshje të përditësuar të partneritetit me bllokun, gjatë takimit në maj.

Samiti që bashkon udhëheqësit e BE-së dhe kryetarët ose kryeministrat e të gjitha vendeve të Partneritetit Lindor mbahet çdo vit që nga takimi inaugurues në Pragë, më 2009.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota