E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Autoritetet e Parisit gjobiten për punësim të shumë grave

Qyteti i Parisit është gjobitur me 90,000 euro për emërim të shumë grave në pozita kyçe më 2018, duke vepruar në kundërshtim me një ligj që synon të garantojë balancinë gjinore.

Kryetarja e Parisit, Anne Hidalgo, ka dënuar gjobën, duke e konsideruar “të padrejtë” dhe “absurde”.

“Unë jam e lumtur të njoftoj se jemi gjobitur”, ka thënë ajo.

Më 2018, 11 gra dhe 5 burra – që përfaqësojnë pak më shumë se 30 për qind – janë emëruar në pozita kyçe në qytetin e Parisit, duke rezultuar me gjobë të Ministrisë së Shërbimeve Civile.

Një ligj i vitit 2013, që mëton të sigurojë se gratë kanë qasje më të mirë në pozita të larta, kërkon një minimum prej 40 për qind të emërimeve në secilën gjini.

Që atëherë, ligji është ndryshuar për të mundësuar përjashtime për nominime, nëse balanci gjinor respektohet në përgjithësi.

Në qytetin e Parisit, 47 për qind e personave në pozita të shërbyesve civilë janë gra.

“Po, neve na duhet të vendosim në detyrë gratë me vendosmëri dhe energji sepse Franca është ende mbrapa në atë çështje”, ka thënë mes tjerash Hidalgo.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota