Për 28 ditë me rradhë shteti australian i Viktorias nuk ka regjistruar asnjë rast të ri me koronavirus apo vdekje. Autoritetet shëndetësore thonë se ata kanë arritur atë që konsiderohet gjerësisht, si standard zyrtar për eliminimin e COVID-19-s nga komuniteti.
Pacienti i fundit me koronavirus në Viktoria u nxorr nga spitali të hënën. Për shtetin e dytë më të populluar të Australisë nuk ka pasur asnjë rast të raportuar apo fatalitet prej një muaji.
Megjithatë raste infeksionesh janë zbuluar në pjesë të tjera të vendit. Ekzistojn shqetësimi se virusi mund të hyjë në komunitet nga hotele që shërbejnë si vend për të kryer karantinën ata qytetarë që kthehen nga kontinente të tjera.



