Autoritetet e Sidneit, qytetit më të madh të Australisë, urdhëruan evakuimin e mijëra banorëve të dielën nga pjesa jugperëndimore e qytetit, për shkak të rrezikut të përmbytjeve të fuqishme që pritet të jenë edhe më të mëdha se ato që goditën rajonin vitin e kaluar.
Shirat e dendur, kombinuar me lumenjtë e liqenet e digave të tejmbushur, paraqesin kërcënim për përmbytje të shpejta e rrëshqitje të dheut përgjatë bregut lindor, nga Newcastle deri në gjirin Batemans, në shtetin e New South Wales-it. Sasia e shirave pritej të intensifikohej të dielën në mbrëmje.
“Kjo është një situatë që po zhvillohet me shpejtësi dhe ka prekur zona të cilat nuk kanë përjetuar kurrë përmbytje më parë“, tha në një konferencë për shtyp ministrja e Shërbimeve të Urgjencës në New South Wales, Steph Cooke. Ajo shtoi se situata paraqitetet tejet kërcënuese.



