E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

As Çekia nuk do ta nënshkruajë Paktin e OKB-së për migrimin

Republika Çeke iu bashkua të mërkurën disa vendeve të Bashkimit Evropian që refuzojnë një pakt të Kombeve të Bashkuara për të rregulluar trajtimin e migrantëve në botë.

Pakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik.

Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor.

Por, kabineti çek votoi të mërkurën kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.

“Republika Çeke ka mbrojtur për shumë kohë parimin e diferencimit midis migracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm. Sigurisht se qëllimi ynë është që t’i ndërmarrim të gjithë hapat e mundshëm për të parandaluar migrimin e paligjshëm”, tha zëvendëskryeministri çek, Richard Brabec.

Shqetësimet e Çekisë i kanë ndarë edhe Hungaria, Bullgaria dhe Austria, të cilat kanë thënë se nuk do ta nënshkruajnë marrëveshjen në dhjetor.

Dhjetorin e kaluar, edhe Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga pjesëmarrja në negociatat mbi paktin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota