E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Arabia Saudite refuzon përdorimin e bazave të saj për operacionin amerikan në Hormuz

/ATSH-AFP/ – Arabia Saudite ka refuzuar përdorimin e hapësirës së saj ajrore dhe bazave ushtarake në territorin saudit për operacionin amerikan të shoqërimit të anijeve në Ngushticën e   Hormuzit, thanë dy burime saudite.

Sipas burimeve, bazat amerikane në Arabinë Saudite mbeten të disponueshme për përdorime të tjera ushtarake, por jo për operacionin e njohur si “Project Freedom”, i cili synonte mbrojtjen e lundrimit në Hormuz mes tensioneve me Iranin.

Mbretëria saudite, aleate e ngushtë e SHBA-së, ka deklaruar disa herë se nuk do të lejojë përdorimin e territorit të saj për sulme kundër Iranit.

Qëndrimi i Riadit vjen në një moment të ndjeshëm për rajonin dhe për armëpushimin e brishtë mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të martën ndërprerjen e operacionit “Project Freedom”, i cili kishte nisur vetëm një ditë më parë pas rritjes së tensioneve në Gji.

Sipas medieve amerikane, princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me presidentin Trump dhe refuzoi përdorimin e hapësirës ajrore saudite dhe bazave në territorin e vendit për këtë operacion.

Një nga burimet saudite tha se Arabia Saudite ishte kundër kësaj nisme amerikane, pasi besonte se ajo vetëm sa do të përkeqësonte situatën në rajon dhe nuk do të sillte rezultatet e dëshiruara.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota