E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Arabia Saudite dënon veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit

Ministri për Punë të Jashtme i Arabisë Saudite, Adel Aljubeir, dënoi konfiskimin nga ana e Iranit të një cisternë me flamur britanik, në Ngushticën e Hormuzit, dhe i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë veprime për të penguar “sjelljen e papranueshme të Iranit”.

“Çdo sulm ndaj lirisë së lundrimit është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, tha Aljubeir në një postim në Twitter.

“Irani duhet të kuptojë se veprimet e tij të kapjes së anijeve, duke përfshirë së fundi atë britanike, janë plotësisht të papranueshme. Bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë masa për të penguar një sjellje të tillë”, shtoi ai.

Autoritetet e Britanisë së Madhe thanë se Irani ka konfiskuar dy cisterna të naftës në Ngushticën e Hormuzit të premten, dhe kanë paralajmëruar Teheranin të lirojë anijet ose do të përballet me pasoja.

Garda Revolucionare e Iranit tha se ka parë anijen Stena Impero me flamur të Britanisë, dy javë pas konfiskimit nga Britania të cisternës iraniane në Gjilbraltar.

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Perëndimit janë acaruar pas konfiskimit nga autoritetet britanike të cisternës Grace 1 që kontrollohej nga Irani më 4 korrik, nën dyshimet se po bënte bartjen e naftës në Siri, në kohën e sanksioneve nga shtetet evropiane.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota