E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Anulohet festa më e madhe popullore në botë për shkak të Coronës

Për shkak të pandemisë së Coronës këtë vit nuk do të zhvillohet festa tradicionale e birrës në Bavari. Ajo është festa popullore më e madhe në botë e organizohet nga shtatori deri në tetor.

Asgjë nuk është kaq e rëndësishme për bavarezët festa e birrës, e njohur ndryshe si festa e tetorit. Por virusi i Coronës bën që të anulohet edhe kjo festë, që çdo vit tërheq deri në 6 milionë vizitorë. Anulimi bëhet për herë të pas 73 vjetësh.

Coronavirus Oktoberfest abgesagt Markus Söder Dieter Reiter Bayern (picture-alliance/dpa/S. Hoppe)

Kryeministri bavarez, Markus Söder, (djathtas) 21.04.

“Na dhemb, dhe është për të ardhur shumë keq”, tha kryeministri bavarez, Markus Söder. Por rreziku i infektimit do të ishte shumë i madh. Sepse në këtë festë vijnë vizitorë nga e gjithë bota për të festuar në tendat e ngritura e që janë të mbushura plot me njerëz. E masat kufizuese dhe distanca sociale sikur nuk shkojnë me atmosferën tipike të kësaj feste tradicionale.

la/ag

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota