E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Anija e hapësirës Soyuz kthehet papritur në Tokë

Një ekuipazh ruso-amerikan në bordin e anijes së hapësirës Soyuz bëri një kthim të papritur në tokë, menjëherë pas nisjes për në një mision në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Agjencia amerikane e hapësirës NASA njoftoi për një problem me mekanizmin shtytës të anijes kozmike menjëherë pas nisjes të enjten nga një qendër hapsinore e epokës sovjetike në Baikonur të Kazakistanit.

Anija Soyuz u shkëput prej mekanizmit shtytës përpara se të rikthehej në tokë, duke kryer atë që NASA e cilësoi si “zbritje balistike”, që do të thotë se ulja u krye në një kënd më të mprehtë se normalisht duke bërë që ekuipazhi i anijes të përjetojë një forcë më të madhe gravitacionale.

NASA njoftoi se dy astronautët Nick Hague dhe Alexei Ovchinin janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Shefi i NASA-s Jim Bridenstine, tha se ekipi i tij po punon me homologët rusë për të zbardhur arsyet e incidentit.

“Siguria e ekuipazhit është prioritet i madhpër NASA-n ndaj dhe do të zhvillohet njëhetim i plotë lidhur me shkakun e incidentit” tha ai në një deklaratë.

Sipas zyrtarëve të gjitha misionet e fluturimit në hapësirë do të pezullohen derisa hetuesit të kuptojnë se çfarë nuk funksionoi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota