E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Amazon, kompania më e vlefshme në botë

Shitësi online Amazon është bërë kompania më e vlefshme në botë, pasi çmimi i aksioneve të saj e ka kaluar atë të Microsoft-it dhe të gjigantëve të tjerë amerikanë të teknologjisë.

Kompania me seli në Sietëll ka marrë vendin e parë pas rritjes së aksioneve të saj për 3.4%, të cilat e kanë rritur vlerën e saj në treg në 796.8 miliardë dollarë.

Vlera është për 13.2 miliardë dollarë më e lartë se e Microsoft-it.

Shefi ekzekutiv, Jeff Bezos, e ka ndërtuar Amazon-in nga një shitës online krysisht i librave në një kompani që shet lloj-lloj mallrash.

Apple ka qenë prej kohësh kompania më e madhe në botë për nga kapitalizmi në treg, por aksionet e saj kanë rënë që nga nëntori, pasi shitjet e iPhone-ve në Kinë – një treg kyç për Apple – kanë nisur të shënojnë rënie.

Apple tani është kompania e katërt, me vlerë prej 702 miliardë dollarësh, pas Amazon-it, Microsoft-it dhe Google.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota