E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Acari përfshin Europën, 13 persona të vdekur

Vala e të ftohtit që ka përfshirë Europën ka shkaktuar vdekjen e 13 njerëzve shumica e tyre të zënë nga ortekët në zonat malore.

Qindra njerëz janë bllokuar në zona malore dhe shumë fluturime janë vonuar ose anuluar për shkak të erërave të forta.

Në Norvegji, përpjekjet për të gjetur tre skijator që i zuri orteku, janë ndalur për shkak të borës së madhe.

Policia rumune të martën gjeti trupin e një personi në një parking të qytetit jugor të Sllatinës, pasi gruaja e tij njoftoi se ai nuk u kthye në shtëpi nga puna një ditë më parë. Temperatura në Rumani ka rënë në minus 24 gradë celsius.

Në pjesën jugore dhe lindore të Gjermanisë njerëzit janë duke u përgatitur për më shumë borë, ndërsa qyteti verior i banorëve të Hamburgut është duke u përgatitur për një valë të baticës së shkaktuara nga goditjet e erës, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota