E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

66% e francezëve bojkotojnë zgjedhjet rajonale

Partitë e Macron e Le Pen marrin rezultate minimale larg parashikimit

Si partia e presidentit francez Emmanuel Macron ashtu edhe kundërshtarja e tij Marine Le Pen nuk arritën objektivat që synonin në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale.

Exit Poll-et treguan se partia e qendrës e Macron mori pak më shumë se 10% të votave, minimalja e domosdoshme për të marrë pjesë në raundin e dytë fundjavën e ardhshme. Një nga deputetet e partisë së tij, tha se ky rezultat ishte një “shuplakë e fort në fytyrë”.

Partia e Marshimi Kombëtar e ekstremit të djathtë e Le Pen renditet e dyta, mbrapa konservatorëve të ish-presidentit Nicola Sarcozy që duket se morën shumicën. Partia e zonjës Le Pen pritej të kryesonte raundin e parë të votimit dhe të fitonte të paktën një rajon për herë të parë. Zonja Le Pen nuk kandidoi vetë, por ajo udhëhoqi fushatën.

Ajo e përshkroi pjesëmarrjen e ulët në votime, një abstenim prej 66%, si një “katastrofë qytetare”. Ajo fajësoi qeverinë se kishte dështuar të nxiste besimin e qytetarëve tek institucionet politike.

“Le ta pranojmë, rezultatet tregojnë një abstenim të thellë dhe gjithashtu historik prej gati 70% për shkak të mosbesimit ndaj sistemit zgjedhor, i cili u lë votuesve ndjenjën se asgjë nuk mund të ndryshojë, se gjithçka është konfiskuar,” tha ajo.

Votuesit po zgjedhin këshillat e rinj vendorë në 13 rajone të Francës, plus një jashtë territorit, si dhe 96 departamente. Në zgjedhje morën pjesë mbi 15,700 kandidatë. Këto zgjedhje po ndiqen nga afër, sepse konsiderohen një letër lakmuesi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale që janë më pak se një vit larg.

Një Exit Poll i IPSOS tregoi se konservatorët e Les Républicains fituan në raundin e parë 27% të votave, ndjekur nga Marshimi Kombëtar i Le Pen me 19%. Të Gjelbrit, Partia Socialiste dhe En Marchee presidentit Macron kanë marrë të gjitha 11%.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota