E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

650 mijë flamuj të bardhë në nderim të viktimave të Covid-19 në ShBA

Një ”det” me mbi 650 000 flamuj të bardhë për të kujtuar viktimat e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është instalacioni i artistes, Suzanne Brennan Firstenberg i përuruar dje në National Mall, në Uashington, para simbolit të obeliskut të kryeqytetit.

Në flamujt, të cilët do të jenë të dukshëm për 17 ditët e ardhshme, familja dhe miqtë e atyre që kanë vdekur nga koronavirusi do të jenë në gjendje të shkruajnë mesazhe.

“Kur numrat rriten kaq shumë, është e vështirë t’i kuptosh me të vërtetë, si artiste kam dashur t’i bëj ata numra më konkretë”, tha Firstenberg për ABC, e cila kishte krijuar një instalacion të ngjashëm në tetor të vitit të kaluar, por me 200 000 flamuj.

Në ditën e përurimit të veprës numri i viktimave ishte 670 000, sipas të dhënave nga universiteti ”Johns Hopkins”.

Që nga fillimi i pandemisë, një në 500 amerikanë ka vdekur nga koronavirusi.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota