E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

2019-ta viti më vdekjeprurës për emigrantët në Amerikë

Agjensia e OKB-së për emigracionin thotë se 2019-ta mund të jetë viti më vdekjeprurës për emigrantët në Amerikë, që kur kjo agjensi filloi të përpilonte këto statistika gjashtë vite më parë. Agjensia Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) thotë se 695 persona vdiqën këtë vit ndërsa përshkonin Detin Mesdhe, i cili vazhdon të jetë korridori më vdjekjeprurës i emigracionit. Shifra është megjithatë sa një e gjashta e vdekjeve në vitin 2016, kur humbën jetën rreth 4200 persona.

Zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman, tha se nuk mbetet shumë pas edhe numri i vdekjeve të emigrantëve në kontinentin amerikan – 634 viktima për këtë vit.

Zoti Millman ia atribuon Venezuelës rritjen befasuese në lëvizjen masive të refugjatëve. Ai i tha Zërit të Amerikës se mbi katër milionë venezuelianë i janë larguar vendit të tyre gjatë dy viteve të fundit.

Nga viktimat e këtij viti, 227 humbën jetën ndërsa udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara. Krahas Venezuelës, viktimat më të shumta janë nga vende të Amerikës Latine si: Hondurasi, Guatemala, El Salvadori dhe Ekuadori.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota