Rreth 180.000 bletë që jetonin nën çatinë e Notre Dame mbijetuan zjarrit të tmerrshëm që dogji së fundi katedralen.
“Bletët janë gjallë dhe mirë. U lehtësova kur pashë një video satelitore që tregon se tre koshere nuk kanë djegur. Mendova se shkuan me katedralen. Falënderoj Zotin që zjarri nuk i përfshiu. Kjo është një mrekulli”, tha Nicolas Jean, mbikëqyri i bletëve.
Tri koshare me një total prej 180.000 bletësh, rreth 60.000 në secilën, janë të vendosura në katin e parë të katedrales.



