
Shqiptarët në Itali po marrin gjithnjë e më shumë nënshtetësinë e shtetit fqinjë, dhe sipas të dhënave të Institutit Italian të Statistikave, tashmë ka ndryshuar trendi, nuk bëhet fjalë për martesa me italianë për të marrë këtë dokument, por gjatësia në kohë e qëndrimit.
Vetëm në 2016-tën janë betuar për besnikëri ndaj Kushtetutës Italiane 36.920 shqiptarë, thotë INSTAT. E gjitha kjo ka çuar në uljen e numrit të shqiptarëve me dokumentin e qëndrimit që është nën 450 mijë.
Më saktësisht, komuniteti shqiptar në Itali, me leje qendrimi, është rritur nga viti në vit deri në fillim të 2013, kur kaloi gjysmëmilioni, 502.546. Nga atëherë është vënë re një reduktim për të arritur në 441.838 persona në 1 janar 2017.



