E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zhduket gjuha shqipe në tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë!

Tashmë tabelat e reja në autostradën Shkup-Tetovë janë vendosur, por me ndryshime.

Ato do të jenë në tre gjuhë, maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, teksa gjuha shqipe është hequr, ndryshe nga tabelat e kaluara. Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk ka dhënë sqarim se pse gjuha shqipe nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së shtunës gjatë orëve të vona të natës.

Kjo situatë ka sjellë reagimin e Ali Ahmetit, i cili ka dënuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat rrugore.

“Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çfarë fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore.

Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çfarë fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në reagimin e Ali Ahmetit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota