SERBI-Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar këtë të premte zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat do të mbahen kësaj të diele më 23 prill. Vuçiç e cilëson këtë ditë si një ditë të tmerrshme për demokracinë dhe një ditë të vështirë për popullin serb.
Po ashtu në “shënjestren” e presidentit serb ishte dhe Bashkimi Europian. Sipas Vuçiç 23 prilli do të jetë një ditë turpi për Europën dhe QUINT-in.
Aleksandër Vuçiç: Të dielën në veri të Kosovës do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës për atë që organizuan. Ne kemi dhjetë vjet që marrim pjesë në zgjedhje dhe ju nuk e keni formuar Asociacionin. Do të jem shumë i hapur, ky është një turp për vendet e Quintpit. Do të bëjnë zgjedhje dhe do t’i pranojnë.



