E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

ZGJEDHJET NË MAL TË ZI, GJUKANOVIÇ PRETENDENTI KRYESOR

Mali i Zi zhvillon zgjedhjet presidenciale të dielën e  15 prillit 2018 dhe sondazhet e deritanishme nxjerrin fitues që në raundin e parë ish-kryeministrin Milo Gjukanoviç.

Edhe pse në garë marrin pjesë 7 kandidatë, beteja e vërtetë – siç thotë “Zëri i Amerikës”, – është ajo mes Gjukanoviçit dhe kandidatit të opozitës, Mladen Bojaniç.

Bojaniç gëzon mbështetjen e partive më të mëdha opozitare, ndërsa ish-kreu i ekzekutivit ka përkrahjen e koalicionit qeverisës, përfshirë partitë shqiptare e boshnjake.

Qëndrimet e tyre, rreth atyre që “VOA” i cilëson si çështje të një rëndësie jetike për vendin, janë diametralisht të kundërta.

Kandidati i opozitës është shprehur kundër anëtarësimit të Malit të Zi në NATO dhe nuk e pranon njohjen e Kosovës nga ana e Podgoricës. Ai pretendon se politika e Gjukanoviçit e ka shkatërruar vendin dhe se veprimet e tij shkaktojnë kaos e mosmarrëveshje në vend.

Ndërsa për udhëheqësin veteran, Mali i Zi është pozicionuar tashmë pro Perëndimit dhe këtë linjë ka për të vazhduar edhe në të ardhmen me politikat e bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë dhe thellimin e proceseve integruese.

Votat e komunitetit pakicë, edhe këtë herë pritet të jenë vendimtare në zgjedhje. Gjukanoviç njihet për krijimin e marrëdhënieve harmonike me të gjithë komunitetet etnike në vend, e nga kjo ka përfituar mbështetje të gjerë politike.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota