E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi mbahen më 26 prill

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, shpalli 26 prillin e këtij viti datë të zgjedhjeve të përgjithshme, që shihen si shumë të rëndësishme për forcimin e pushtetit të ti Partisë së tij Përparimtare.

“Të gjithë pjesëmarrësve u dëshiroj sukses dhe një mjedis demokratik në ditën e votimeve”, tha ai pasi nënshkroi dekretin për shpalljen e zgjedhjeve.

Pjesa më e madhe e partive opozitare në Serbi kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet, duke akuzuar presidentin serb për sundim autokratik, shkelje të lirisë së medies, sulme ndaj veprimtarëve të opozitës, korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Presidenti serb dhe mbështetësit e tij që mbanin shumicën në parlamentin me 250 vende, i kanë mohuar vazhdimisht pohimet e tilla.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota