E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane, Palmer në Shkup për mbështetjen e Marrëveshjes për emrin

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane, Matthew Palmer sot po qëndron në Maqedoni për t’i dhënë mbështetjen amerikane zbatimit të Marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit për emrin.

Para ardhjes në Shkup, diplomati amerikan kishte deklaruar se “Maqedonia ka shansin historik dhe të vetëm për të hyrë në NATO dhe BE, duke pranuar Marrëveshjen me Greqinë në mënyrë institucionale”.

Palmer takimet i ka nisur me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ndërsa gjatë ditës do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe me kryeministrin, Zoran Zaev, me të cilin do të dalin në një konferencë për media.

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka njoftuar se në takimin me zyrtarin e lartë amerikan “kryetari Ali Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës (Marrëveshja për emrin). Maqedonia dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç se integrimit euroatlantik dhe miratimit të standardeve perëndimore demokratike”, thuhet në komunikatë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi kanë mbështetur Marrëveshjen me Greqinë dhe ndryshimet kushtuese, që janë të domosdoshme për zbatimin e saj. Uashingtoni ka kritikuar qasjen e opozitës e cila nuk e mbështetë këtë marrëveshje të arritur më 17 qershor, e me të cilën zgjidhjet kontesti 27 vjeçar me Greqinë dhe me të cilën zhbllokohet procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në institucionet euroatlantike me emrin e ri, Maqedonia e Veriut.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota