E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zëvendës kryeministri i Italisë: S’ka “plan B” për shpenzimet

Zëvendës kryeministri i Italisë është zotuar se do të shtyjë përpara planet e shpenzimeve, pasi Komisioni Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” mbi atë që e cilësoi si “devijim të rëndësishëm” nga objektivat e mëparshme.

Zëvendës kryeministri Luigi Di Maio tha sot se “nuk ka plan B”, për planet që do të rrisin deficitin në 2,4 për qind të bruto prodhimit vendor në vitin e ardhshëm.

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis dhe komisionari për Ekonomi, Pierre Moscovici i kanë shkruar të premten një letër të përbashkët ministrit italian të Ekonomisë, Giovanni Tria duke i thënë se duhet të ketë “parasysh” planet për shpenzime, të cilat nuk janë dorëzuar ende në Bruksel.

Ata u zotuan se do të mbajnë një “dialog konstruktiv”, në mënyrë që ta sigurojnë Italinë, që është ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës, se është në përputhje me rregullat fiskale të Bashkimit Evropian.

Planet e shpenzimeve të Italisë synojnë të plotësojnë premtimet zgjedhore për të ardhurat bazë të punëkërkuesve. Po ashtu, qeveria e re në Romë dëshiron që të shkurtojë taksat dhe të bëjnë reforma në sistemin pesional.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota