E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zaev fton Kosovën në Mini-Shengenin Ballkanik

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në një paraqitje publike është pyetur edhe rreth iniciativës së Mini-Shengenit dhe nëse është konsultuar me partitë shqiptare në Shkup, për shkak të bojkotit të Kosovës.

Kryeministri u ka bërë thirrje partive politike shqiptare që të prononcohen se cilat aspekte të iniciativës janë kontestuese, duke thënë se iniciativa ka vetëm një qëllim, zhvillimin ekonomik të rajonit. Ai i bëri thirrje Kosovës që të kyçet në këtë iniciativë

“Nëse Kosova ulet bashkë me ne në tavolinë, do të zgjidhen shumë probleme që prekin jo vetëm Kosovën por tërë rajonin. Kemi mirëkuptim se përse nuk duan të marrin pjesë, por ne sillemi sipas standardeve ndërkombëtare, Procesit të Berlinit. Atje qëndron edhe flamuri i Kosovës dhe ka procedura dhe protokolle që i respektojmë deri në fund”.

Ndryshe, partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në prononcimet e tyre kanë bërë të ditur se kjo nismë nuk duhet të jetë alternativë e BE-së dhe se nismat e këtilla rajonale pa pjesëmarrjen e Kosovës nuk duhet të mbështeten.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota