E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Zaev: Anulimi i Marrëveshjes së Prespës shkatërron të ardhmen e Maqedonisë së Veriut

Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka akuzuar liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski se po rrezikon stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë së Veriut me kërcënimet për anulimin e Marrëveshjes së Prespës nëse fiton zgjedhjet parlamentare më 12 prill.

Në një konferencë për media në Shkup, Zaev tha se “anulimi eventual i Marrëveshjes së Prespës me Greqinë për çështjen e emrit, do ta kthente vendin 25 vjet mbrapa. Maqedonia e Veriut jo vetëm që nuk do ta finalizonte anëtarësimin në NATO por do të mbetej edhe pa perspektivë evropiane”.

“A është e vetëdijshme VMRO-DPMNE-ja për atë që do të ndodhte nëse anulohet Marrëveshja e Prespës? Anulimi i saj do të na rikthente 25 vjeç mbrapa, do të kthente referencën FYROM (Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë), emër ky me të cilin ishim pagëzuar në kurriz të emrit kushtetues. Anulimi i marrëveshjes do të thotë të humbasësh anëtarësimin në NATO, të humbasësh perspektivën e BE-së, të humbasësh miliarda euro investime. Pa Marrëveshjen e Prespës do të humbim mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë, do të kemi bllokada të reja nga Greqia, do të kemi paqëndrueshmëri të brendshme dhe rreziqet për konflikte “, ka theksuar Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate.

” Unë i bëj thirrje Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së që të ndalojë me tezat e rrezikshme dhe manipuluese për anulimin ose ndryshimin e Marrëveshjes së Prespës. Nëse nuk ka Marrëveshje të Prespës nuk do të ketë të ardhme ”, tha Zaev i bindur se opozita nuk do të arrijë të fitojë në zgjedhjet e 12 prillit.

VMRO DPMNE, parti, e cila drejtohet nga Hristijan Mickoski nuk ka komentuar deklaratën e Zaevit. Kjo parti në vazhdimësi ka kundërshtuar Marrëveshjen me Greqinë për ndërrimin e emrit të Maqedonisë në Maqedonia e Veriut dhe është kërcënuar se “pas fitores në zgjedhjet e 12 prilli do të shqyrtojë të gjitha mundësitë juridike për anulimin e Marrëveshjes së dëmshme për ndërrimin e emrit kushtetues”.

Marrëveshja me Greqinë për ndryshim të emrit të Maqedonisë në Maqedoni e Veriut është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018.

Zgjedhjete jashtzakonshme ishin paralajmëruar nga Zaev menjëherë pas dështimit për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, në samitin e liderëve të BE-së, më 18 tetor të vitit 2019.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota