E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vuçiç për transformimin e FSK-së: Serbia gjendet në situatë të vështirë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë të enjten se shpreson që bashkësia ndërkombëtare e kupton se Serbia gjendet në një situatë të vështirë pas paralajmërimeve për formimin e ushtrisë së Kosovës por ka shtuar se është detyrim i autoriteteve serbe për të mbrojtur “krenarinë kombëtare” dhe jo për të hyrë në konflikte.

Vuçiq ka thënë se është shumë e qartë që të gjitha veprimet e Prishtinës janë joligjore por ato po bëhen me mbështetjen e amerikanëve dhe britanikëve.

“Ata nuk kanë të drejtë sipas çdo mekanizmi ndërkombëtar për të formuar një ushtri”, ka thënë Vuçiq.

Ai nuk ka pranuar të konfirmojë raportimet e disa mediave se të premten do të vizitojë njësitet e ushtrisë serbe në zonën e sigurisë në kufi me Kosovën, por ka thënë se ka të drejtë sovrane si president dhe si komandat i përgjithshëm i ushtrisë për të vizituar çdo njësi kur ai dëshiron.

Të premten, Kuvendi i Kosovës pritet të miratojë në lexim të dytë projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka konsideruar këtë periudhë “të papërshtatshme” për një hap të tillë, derisa amabasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se tranformimi i FSK-së është një hap i natyrshëm.

Lidhur me këtë çështje të enjten në Shkup ka folur edhe komandanti i Forcave të përbashkëta të NATO-s në Napoli, James Foggo.

Ai ka thënë se forcat e NATO-së janë të përgatitura për çdo vendim, që do të sjellin institucionet e Kosovës, sikurse edhe për të garantuar sigurinë atje.

“Kosova është shtet demokratik, siç jeni ju dhe siç është Serbia. Në demokraci ju zgjidhni njerëz që do të marrin vendime në emrin tuaj. Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës është një vendim sovran që duhet ta sjellin deputetët e Kosovës” ka shtuar Foggo.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota