E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vuçiç pas takimit me Grenell: Dialogut i kthehemi pasi të hiqet taksa

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se “sapo të hiqet taksa”, Serbia është e gatshme t’i kthehet dialogut me Kosovën.

Ai këto komente i bëri pas takimit më të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë.

“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë – që nuk është kurrë e lehtë për ne – por unë jam i kënaqur që Richard Grenell është aq i vendosur për heqjen e taksës”, ka shkruar Vuçiq në rrjetin social Instagram.

Vuçiq ka thënë se nesër (14 shkurt) në Mynih do të nënshkruhet marrëveshja kornizë për linjën hekurudhore ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Grupet punuese nga Kosova dhe Serbia udhëtuan më 27 janar në Berlin të Gjermanisë, për të diskutuar me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell rreth vendosjes së linjës hekurudhore midis dy vendeve.

Bisedimet pasuan arritjen e një marrëveshjeje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, për të cilën presidenti i SHBA-së kishte deklaruar se është “një fitore”.

Ambasadori Grenell pritet të takojë në Mynih edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Kështu ka njoftuar zyra e presidencës së Kosovës përmes një komunikate për media.

Takimet zhvillohen disa ditë pasi ambasadori Grenell ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë taksën e vendosur më 2018 ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, në mënyrë që të zhbllokohet procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota