E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, Beogradi: E pakuptimtë. Mund të ndezë një konflikt të ri në Ballkan

Vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, mori reagime nga politikanë të shumtë, disa prej të cilët kritikuan kryeministrin e Kosovës.

Gjithashtu pas Ramush Haradinajt, që akuzoi Kurtin se tashmë po kërkon të mashtrojë shqiptarët në Maqedoni, reagoi edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Kurti kërkoi bashkëpunim me Maqedoninë dhe institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë.

Petkoviç tha se Kurti ka udhëtuar në Maqedoninë e Veriut për të nxitur strukturat më ekstreme politike të shqiptarëve në atë vend dhe për të promovuar projektin fashist të Shqipërisë së Madhe.

“Duke e shpallur veten si mentor politik dhe ideologjik i atyre që do të destabilizonin dhe ndanin Maqedoninë e Veriut, Kurti e shtriu misionin e tij luftarak nga Kosova në territoret përreth, të cilat ai i konsideron si pjesë përbërëse të projektit të tij të çmendur të shtetndërtimit të Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Petkoviç.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota