E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vendimi në Greqi/ 15 minuta pushim për çdo dy orë punë përpara kompjuterit

Punonjësit në shtet, entet publike dhe në institucionet e sektorit publik, të cilët çdo ditë punojnë përpara kompjuterit, do të duhet të pushojnë 15 minuta pas dy orësh punë ose të bëjnë punë të tjera që nuk lidhen me kompjuterin, sipas një vendimi të Gjykatës Administrative në Greqi.

Gjykata Administrative liroi nga akuzat një punonjës që punonte në një spital shtetëror. Punonjësi filloi punë në departamentin e kontabilitetit të një spitali në Atikë në janar të vitit 2018.

Pas largimit nga puna,  ai apeloi në Gjykatën Administrative duke argumentuar se menaxhimi  i spitalit gjatë gjithë këtyre viteve që ai kishte punuar, nuk ishte në përputhje me legjislacionin Europian dhe Grek për “sigurinë në punë dhe mbrojtjen e shëndetit të punonjësve” .

Ai gjithashtu  tha se kishte punuar 60 minuta më shumë duke mos marrë pushimin që i takonte midis orëve. Punonjësi kërkoi dëmshpërblim për dëmin moral që pësoi “për shkak të sjelljes së paligjshme të spitalit.”

Sipas gjykatës, punëdhënësi  nuk arriti të respektojë nenin 398/1994 për standardet e sigurisë dhe shëndetit të punonjësve. Gjithashtu  gjykata tha se punonjësi në fjalë duhej të merte dëmshpërblim për orët shtesë që ka punuar dhe dëmin moral.

Paaftësia e spitalit për të rregulluar orarin e pushimit  dhe për të marrë masat e nevojshme mbrojtëse dhe parandaluese për punonjësit përbën rrezik për shëndetin e punonjësve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota