E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vendet aziatike të interesuara për industrinë turke të mbrojtjes

Kompanitë turke janë bashkuar me ushtrinë e Pakistanit, Bangladeshit, Sri Lankës dhe Afganistanit në panairin e Portit të Mbrojtjes Turqi-Azi Jugore, i cili u mbajt online në datat 26-28 tetor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të AA-së të marrë nga organizatorët, komandanti i Marinës së Bangladeshit, Mahbub-ul Islam tha se ata janë të interesuar për anijet, helikopterët dhe anijet patrulluese të prodhuara nga kompanitë turke.

“Jemi të kënaqur që punojmë me kompaninë e Industrisë Elektronike Ushtarake të Turqisë (ASELSAN), kompaninë turke të industrisë elektronike në fushën e mbrojtjes (HAVELSAN) dhe kompaninë turke të Industrisë dhe Tregtisë së Raketave (ROKETSAN). Qendra e kontrollit të komandës së HAVELSAN është shumë e suksesshme”, thuhet më tej.

Është raportuar se zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes të Afganistanit gjatë takimeve treguan interes të madh për radarin retinar të Meteksan Defense dhe produktet e Alfa Elektro Metal.

Zyrtarët ushtarakë nga Sri Lanka po ashtu theksuan se po ndjekin nga afër zhvillimet në industrinë turke të mbrojtjes dhe e shohin Turqinë si një partner të rëndësishëm mbi produktet e sistemeve tokësore.

Panairi u organizua me temë Azinë Jugore.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota