E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vëllezërit Shoshi nga Zvicra ndihmojnë Skivjanin, fshatin e tyre, në kohë pandemie

Dy vëllezërit mërgimtarë  atdhetarë në Zvicër, Arsen dhe Arben Shoshi, tregojnë dhe një tjetër rast e gjest të humanitetit të tyre me 2.000 Franga Zvicerane ndihmë emergjente për përballimin e pasojave të shkaktuara nga Koronavirusi në fshatin e vet, në Skivjan të Gjakovës, Kosovë.

Kryetari i Shoqatës “Skivjani” nga Gjakova, me seli në Zvicër, veprimtari i njohur atdhetar, Bashkim Kasumaj, për aktin e tyre bamirës lëshoi një deklaratë mirënjohje publike: “Skivjani, Kryesia e saj dhe Unë – si drejtues i Shoqatës, i falenderojmë nga zemra për kontributin e tyre Vëllezërit Shoshi, të cilëtgjithnji e gjithmonë kanë qenë mbështetës dhe kontribuues për të miren e vendit dhe të fshatit Skivjan. Ata janë shembull që duhet të ndiqen nga të tjerët”.

Arsen dhe Arben Shoshi, dy vëllezërit kontributorë, dallohen për biznesin e tyre të suksesshëm në Zvicër, por dhe për solariditetin e tyre në mbështetje të njerëzve në Kosovë. Këta dy vëllezër bamirës kanë një kohë të gjatë që jetojnë, punojnë e veprimtarojnë në Zvicër, por asnjëherë nuk e kanë harruar vendlindjen e tyre, Kosovën, fshatin e vet të lindjes – Skivjanin, rrënjët e tyre, për cka meritojnë vlerësime, mirënjohje të vecantë.

Arsen Shoshi është dhe drejtor për investime e anëtar i Bordit “Benedict Education Group”, i cili ka ndihmuar shumë studentë shqiptarë nga Kosova që të kryejnë shkollimin e tyre në Zvicër.

Ramiz LUSHAJ

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota