E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Vazhdon diskriminimi, për pranimin e Gjykatësve Shqiptarë

Pardje, Këshilli i Lartë Gjyqësor i Serbisë, ka nxjerrë vendim, për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të përkatēsisë nacionale Serbe për Gjykatën Themelore në Bujanoc.

Në këtë Gjykatë jan vetëm dy Gjyqtarë nga përkatēsia nacionale Shqiptarë, kurse Gjyqtarë tjerë jan nga pwrkatwsia Serbe, edhe pse Komuna e Bujanocit, është me shumicë Shqiptare, edhe sipas rexhistrimit të fundit.

Në letër edhe Kushtetuta e Serbisë e ndalon diskriminimin, duke përfshi edhe Ligji për gjykatës, ku cekët,se:

,,Gjatë propozimit për zgjedhjen e gjyqtarit dhe gjatë zgjedhjes së gjyqtarit është i ndaluar diskriminimi në çdo formë”.

Jo vetëm në Bujanoc, por edhe në Preshevë e Medvegjë, nuk ka përfaqësim, jo vetëm në Gjykata, por edhe në Prokurori Themelore, ky është në vazhdën e diskriminimit, është demotivim kur kemi kuadro që i plotësojn kushtet, është për të mbytur vullnetin e shfaqur për Gjykatës shqiptarë, gjithë ato që i kan plotësuar kushtet nuk mbetët tjetër vetëm të migrojn, sepse ka diskriminim gjithëandej.

Diskriminimi në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.

Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik, duke ju ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.

© Refik HASANI

07.07.2024

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota