E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

URIME KOSOVË, QEVERIA E RE…! – Nga Harry BAJRAKTARI – Nderi i Kombit, Nju Jork, Amerikë

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe formimi e Qeverisësë re, u përshkua nga një proçes demokratik, ashtu siç u zhvilluan edhe Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare në shkurt të këtij viti. Kosova është bërë shembull në Rajon në organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, si dhe në transferimin e pushteteve nga një qeveri në tjetrën. Kjo kulturë politike e qytetarëve tanë do të ndihmojë Kosovën në integrimin më të shpejtë në rrjedhat e proçeseve demokratike në Bashkësinë Evropiane dhe në strukturat tjera në vendet demokratike në botë.

Me këtë rast, përgëzoj kryetarin e Parlamentit të Kosovës,z. Glauk Konjofca, kryetarin e Qeverisë së Kosovës, z. AlbinKurti dhe ju uroj sukses për detyrat që kanë marrë para qytetarëve për udhëheqjen e dy prej institucioneve më të rëndësishme të Kosovës në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe të demokracisë parlamentare.

Uroj gjithashtu të gjithë qytetarët e Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë për zgjedhjet e lira e demokratike, konstituimin e kësaj Ligjislature të re, formimin e Qeverisë dhe ministat e zgjedhur në sektorë të ndryshëm duke u dëshiruar sukses në punët tejet të rëndësishme që i presin ata.

Në mënyrë të veçantë dua ta përshendes dhe t‘i uroj shumë sukses zonjës Donika Gërvalla në zgjedhjen e saj Ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës të Republikës së Kosovës. Donika Gërvalla në zgjedhje e shkurtit, doli femra më e votuar nga qytetarët, pas Vjollca Osmanit, e cila është pretendente për Kryetare të Kosovës.

Zgjedhja e saj në këtë post, ku do të përfaqësojë diplomacinë e vendit tonë në botën e jashtme, është nder për Kosovën, ngaqë ajo është bija e veprimtarit dhe patriotit të shquar Jusuf Gërvalla, i cili veproi në rrethana tejet të vështira për Liri dhe Pavarësi të Kosovës deri në rënien e tij nga shërbimi sekret serb e jugosllav.

Qeveria Kurti do të ketë përgjegjësi të madhe në zgjidhjen e shumë problemeve të grumbulluara në Kosovë, të cilat nuk durojnë zvarritje të tjera. Qytetarët me votën e tyre i dhanë besimin këtij ekzekutivi, prandaj ata presin zhvillime më fatlume, më të shpejta për jetën dhe perspektiven e tyre.

____________

Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës “Illyria” (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe përfitues i shumë çmimeve, duke përfshirë Urdhrin “Nderi i Kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, “Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat” & Bardhë Thirrja Presidenciale e Shtëpisë për Amimin e Shërbimit

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota