E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

‘Ujqërit e Natës’, motorçiklistët që mbështesin Putin pritet të kalojnë nëpër Serbi! Mes tyre ‘Kirurgu’

SERBI– “Ujqërit e Natës”, grupi i motorçiklistëveqë njihen si mbështetes të fortë të presidentit rus Vladimir Putin do të marshojnë në fillim të majit në rrugët e Serbisë. Lajmin e kanë bërër të dije vetë ata përmes mediave sociale ku shkruajnë se ky udhëtim është në kuadër të udhëtimit të tyre, i cili planifikohet të përfundojë në Berlin.

Grupi i motoçikletave është nën sanksionet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata u nisën më 29 prill në një udhëtim të quajtur “Rrugët e Fitores”, si pjesë e të cilit ata planifikojnë të kalojnë nëpër disa qytete të Rusisë dhe Ukrainës, dhe më pas të vazhdojnë udhëtimin nëpër Evropë dhe të përfundojnë në Gjermani.

Geupi me në krye themeluesin e tyre Aleksandar Zaldostanov, i njohur më shumë si “Kirurgu”, u shtuan në listën e sanksioneve të BE-së në korrik të vitit 2022 për mbështetjen e pushtimit të Ukrainës. SHBA-ja e vendosi klubin e motoçikletave në listën e sanksioneve në dhjetor të vitit 2014.

Serbia nuk i ka zbatuar sanksionet evropiane kundër Rusisë, as nuk i zbaton ato amerikane. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë nuk ka qenë e disponueshme për koment të menjëhershëm dhe përgjigje nëse do të lejojnë “Ujqërit e natës” të hyjnë në Serbi dhe të kalojnë nëpër territorin e saj.

Pirot ndodhet 30 kilometra larg kufirit me Bullgarinë, e cila është anëtare e BE-së dhe zbaton sanksionet evropiane. Klubi i motoçiklistëve nuk ka njoftuar publikisht nëse pjesëmarrësit do të tentojnë të hyjnë në Serbi nga Bullgaria. Radio Evropa e Lirë ka dërguar një pyetje në klubin e motoçiklistëve, por përgjigjet nuk kanë arritur deri në publikimin e këtij teksti.

Nuk dihet se cili shtet është planifikuar nga motoçiklistët pas Serbisë.

Klubi kishte njoftuar më parë se planifikonin që deri më 1 maj të arrinin në qytetin e Volgogradit, dikur Stalingrad, vendi i një beteje të përgjakshme midis trupave naziste sovjetike dhe gjermane që shënoi një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore.

Motoristët do të vazhdojnë udhëtimin e tyre drejt rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, skenën e luftimeve të ashpra, ku do të shpërndajnë ndihma humanitare për civilët dhe ushtarët rusë siç kanë thënë ata.

Alexander Zaldastanov, i cili e përshkruan veten si mik të presidentit rus Vladimir Putin, mori një medalje nga presidenti rus për rolin e motoçiklistëve gjatë konfliktit në Krime në vitin 2014. Anëtarët e “Ujqërve të natës” morën pjesë edhe në mitingje në mbështetje të Rusisë në të gjithë Ballkanin./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota