E enjte, 19 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Turqia po shqyrton hapjen e kufijve me Armeninë, të mbyllur që nga vitet ’90

urqia po shqyrton mundësinë e hapjes së kufijve tokësorë me Armeninë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, duke hequr kështu kufirin e fundit të mbyllur në Evropë që nga Lufta e Ftohtë dhe duke hapur rrugën për ringjalljen e tregtisë në Kaukaz.

Turqia mbylli kufijtë në vitin 1993 si shenjë solidariteti me aleatin e saj, Azerbajxhanin, gjatë luftës me Armeninë për Nagorno-Karabakun.

Zona malore pa dalje në det në Kaukazin Jugor u shkëput nga Azerbajxhani menjëherë pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar dekada konfliktesh. Më herët këtë vit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një deklaratë të përbashkët paqeje me liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, duke synuar përfundimin e konfliktit.

Përparimi diplomatik me Azerbajxhanin dhe ri-hapja e kufijve me Turqinë do t’i japë një shtysë të rëndësishme Kryeministrit të Armenisë, Nikol Pashinyan, i cili do të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota