Zjarret pyjore janë afruar pranë një termocentrali në jugperëndim të Turqisë të premten, thanë zyrtarët lokalë. Ky njoftim vjen një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll zjarret pranë një termocentrali tjetër, teksa beteja e autoriteteve turke me zjarret ka hyrë në ditën e dhjetë.
Dhjetëra-mijëra hektarë pyje janë shkatërruar në provincat në Mesdhe dhe Egje dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se këto janë zjarret më të tmerrshme që Turqia ka përjetuar ndonjëherë. Tetë persona kanë vdekur dhe mijëra turq dhe turistë janë evakuuar.
Një vatër zjarri në provincën Mugla, ku gjenden resortet turistike të Bodrumit dhe Marmarisit, është lokalizuar. Por, zjarret janë aktive rreth pesë kilometra larg termocentralit me qymyr të Yenikoy, thanë zyrtarët të Agjencisë së pyjeve.



