E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Toyota në Shqipëri

Partneri i ri i Toyota për Shqipërinë është ALTO sh.p.k, pjesë e SIGAL Business Center. Falë kësaj marrëveshjeje, të gjithë klientët dhe përdoruesit e makinave Toyota kanë mundësi që të zgjedhin modelet më të mira Toyota në sallonin e ri, Autostrada Tiranë-Durrës km 5, ku ofrohen të gjitha shërbimet, që nga shitja deri tek shërbimet cilësore.

Në ceremoninë e inaugurimit mes pjesëmarrësve të shumtë ishin të pranishëm edhe ministri i mjedisit Blendi Klosi, ambasadori i Japonisë në Shqipëri Makoto Ito dhe personalitete të lartë të politikës dhe biznesit.

Avni Ponari, president i ALTO sh.p.k shprehet se filozofia e tyre është shërbimi ndaj klientit:

“Filozofia jonë është shërbimi ndaj klientit, që nga prezantimi i automjeteve në sallon, dhënies së informacionit të plotë për çdo model, asistenca pas shitjes dhe kryerja në kohën më optimal të këtyre shërbimeve. Përgjatë eksperiencës sime dhjetra vjeçare në menaxhimin e bizneseve të suksesshme, kam kuptuar se bashkëpunimet më të suksesshme janë ato ku ka shumë punë, përkushtim, korrektesë dhe besim dhe jam i kënaqur që bashkëpunimi me Toyota i ka të tilla cilësi që prej fillimit”.

Drejtori i Toyota Balkans, Vayios Dotsikas shprehu bindjen e tij se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota’s në Shqipëri:

“Jemi të sigurt se Toyota Balkans, importuesi zyrtar dhe distributor për rajonin, do të vazhdojë të mbështesë vazhdimisht zhvillimin e markës Toyota në vend. Jam i sigurt se hapja e kësaj faqeje është një pikë kyçe në rrugën e suksesit të Toyota në Shqipëri. Bashkëpunimi i dy shteteve në fushën e biznesit sjell frymë pozitive, janë këto fjalët e thëna në përshëndetjen e ambasadorit të Japonisë në Shqipëri.

Unë jam shumë i lumtur të di që ky brand japonez po mirëpritet në Shqipëri. Pas ditës së sotme shpresoj se do të shoh akoma më shumë makina Toyota këtu. Ne të gjithë e dimë se ky investim i prezantuar këtu sot është tepër kyç në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit me anë të kontributit që jep në krijimin e vendeve të punës dhe futjen e teknollogjive bashkohore që TOYOTA mbart në cilësitë e saj.

Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Makoto Ito theksoi:
Unë jam shumë i lumtut të di që ky brand japonez po mirëpritet në Shqipëri. Pas ditës së sotme shpresoj se do të shoh akoma më shumë makina Toyota këtu. Ne të gjithë e dimë se ky investim i prezantuar këtu sot është tepër kyç në zhvillimin e ekonomisë dhe vendit me anë të kontributit që jep e hapjes së vendeve të reja të punës.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota