E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tony Blair po punon për qeverinë serbe, po negocion për ndarjen e Kosovës

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, thotë se ish-kryeministri britanik, Tony Blair, në emër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po negocion për “demarkacionin” me Kosovën.

Në një njoftim për media të partisë së tij, thuhet se javën e kaluar, Blair për këtë temë ka biseduar me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe me zyrtarë francezë, ndërsa javën e ardhshme do të ketë një takim edhe me përfaqësues të Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

“Gjatë sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, nga zyrtarë shumë seriozë e të lartë, kam marrë vesh se Blairi për këtë shërbim merr para nga Lindja e Afërt. Përmendet edhe shuma prej 150.000 dollarësh në muaj, plus kompensime për punën e kryer, nëse Blair zbaton idenë e Vuçiqit për ‘demarkacion’ dhe Prishtina bëhet anëtare e OKB-së”, ka thënë Jeremiq në televizionin serb N1.

Jeremiqi ka shtuar se për takimet e Blairit me Angela Merkelin dhe me zyrtarë amerikanë ka mësuar nga disa burime shumë të informuara, në mesin e të cilëve janë edhe ata nga Evropa.

“I bëj ftesë Vuçiqit që të më demantojë nëse nuk është e vërtetë kjo që po e them. Tani po zhvillohet manovra më e rrezikshme taktike e Vuçiqit në lidhje me Kosovën që kur ka ardhur në pushtet. Kush e ka paguar Blairin dhe çka ka përfituar Serbia nga dhënia e parave ish-kryeministrit britanik”, ka pyetur Jeremiqi.

Ish-ministri i Jashtëm serb, Jeremiq, thotë se Vuçiqi “përmes lotëve të krokodilit ka deklaruar humbjen e politikës për Kosovën” në mënyrë që zgjidhja e problemit të Kosovës të largohet nga sytë e publikut dhe pastaj, kur përfundimisht të arrihet marrëveshja, të bëjë një “politikë blickrig” që zgjidhja të jetë e pranueshme në Serbi.

Ai ka kritikuar edhe kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, e cila, sipas tij, e ka dobësuar pozicionin e Beogradit në dialogun me Prishtinën pasi që, siç thotë ai, “për herë të parë, shefja e delegacionit të Serbisë nuk përmend Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe nuk falënderon shtetet që s’e kanë njohur pavarësinë e vetëshpallur të Kosovës”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota