E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Toka dardane po e pret krah hapur kolonelin e pavarësisë së saj, Ahmet Krasniqin

Nga Hilmi GASHI, Gjermani

Kolonel Ahmet Krasniqi, ish-Ministri i parë i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nipi i Aziz Zhilivodës të Kosovës, më datë 21 shtator 2018, po kthehet për t’u prehë i qetë e përjetsisht në tokën dardane të Kosovës, të cilën e deshi aq shumë e gjithmonë me veprat e veprimtarinë e tij të gjithanshme e të pandalur duke dhënë dhe jetën e vet për lirinë e pavarësinë e saj, për bashkim kombëtar panshqiptar.

Koloneli ynë i shquar, koloneli i shtetit të pavarur e sovran të Kosvës, po kthehet në vendlindjen e tij dardane në moshën 70 vjeçare, po kthehet 20 vjet pas vrasjes së tij në Tiranë, me atentat të pabesë e gjakatar, nga dora e zgjatur e Serbisë, një krim ende i pazbardhur e pa ndëshkim ndaj autorëve kriminalë antikombëtar.

Koloneli Ahmet Krasniqi ishte strateg i madh i luftës dhe një trim i rrallë, vizionar i kohës, njeri i fjalës dhe i pushkës, i lapsit dhe i luftës, i lindur dhe i pregaditur nga familja e të madhit prijtar e luftëtar i lirisë e bashkimit kombëtar shqiptar, Aziz Zhilivoda i Kosovës e Shqipërisë Etnike.

Kolonel Ahmet Krasniqi, ky strateg e martir i madh i lirisë, pavarësisë së Kosovës e bashkimit kombëtar shqiptar, po vjen më 21 shtator 2018 në vendlindjen e tij, në Kosovën dardane, me titullin e lartë “Hero i Kosovës” (nga Presidenca e Kosovës, 2008) dhe me dekoratën “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, e dyta dekoratë më e lartë në Shqipëri (nga Presidenca e Shqipërisë, 2015).

Unë ndihem krenar që e kam njohur, i nderuar që isha bashkëluftëtar e vartës i tij në kohën e Luftës së Kosovës, i mbetem mirënjohës përjetë emrit e veprave të tij kombëtare shqiptare, pasi me burra të tillë kombëtar të shquar i erdhi liria e pavarësia Kosovës dhe na vjen bashkimi kombëtar shqiptar.

Toka dardane po e pret me krahë të hapur, për t’u prehë i qetë e përjetsisht në gjirin e saj, kolonelin tonë kombëtar Ahmet Krasniqi, luftëtar, ushtarak e ministër i Mbrojtjes, martir hero; një nga figurat e shquara ushtarake të historisë shqiptare, të lirisë e pavarësisë të Kosovës, të bashkimit kombëtar shqiptar.

Në fotot:  Kolonel Ahmet KRASNIQI dhe Hilmi GASHI në Gjermani

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota