E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Tensionet në veri/ Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Ushtria rrit nivelin e gatishmërisë

SERBI– Pas tensioneve dhe përplasjeve në veri të Kosovës presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbledhur me urgjencë këtë të shtunë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Raportohet se në mbledhje janë Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç si dhe anëtarët e përhershëm të institiucioneve të rëndësisë së veçantë dhe inteligjencës.

Mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Aleksandër Vuçiç e paralajmëroii një ditë më parë nga mitungu në mbështetjet të tij që u mbajt në Beograd mes protestave opozitare dhe qytetare që kërkojnë largimin e tij pas masakrave që tronditën vendin dhe regjistruan 18 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

Po ashtu ditën e djeshme mes tensioneve dhe përplasjeve në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç ku qyteatrët serbë u përplasën me Policinë, dogjën makinat dhe plagosën katër efektivë, Vuçiç rriti nivelin e sigurisë së ushtrisë dhe urdhëroi që të pozicionohej në kufi me Kosovën në rast se përkeqësohet situata.

Çfarë ndodhi një ditë më parë

Ditën e djeshme u regjistruan një sërë tensionesh dhe përplasjesh të dhunshme mes Policisë së Kosovës, Njësisë Speciale, Forcave të Eulex dhe KFOR me qytetarët serbë, të cilët kundërshtonin zgjedhjen e kryekomunarëve në komunat në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç, Ata u mblodhën para komunave dhe penguan hyrjen e drejtuesve në zyra. Kjo situatë degradoi në pak minuta dhe serbët në Kosovë sulmuan Policinë, u vunë flakën makinave të rendit dhe plagosen katër efektivë. NATO, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kritikuar masat e ashpra të qeverisë Kurti dhe kanë kërkuar nga palët të ulin tensionet dhe të vazhdojnë rrugën e dialogut të iniciuar nga Brukseli.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota