E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Të bashkohemi në betejen politike për shtetin e Kosovës!

Shkruan: Florim ZEQA

Vizitën treditore të emisarit të posaçëm të BashkimitEvropian, Mirosllav Lajçak në Kosovë duhet kuptuar si njëtërheqje e vërejtjes dhe mesazh për qeverinë në ardhje përvënjën e dialogut Kosovë-Serbi si prioritetin numër 1, ashtu siqështë në agjendën e BE-së dhe SHBA-ve, për shkak se përmbyllja e dialogut me Serbinë i hapë rrugë zhvillimitekonomik dhe shtigje të mëdha shtetit të Kosovës në arenënndërkombëtare.

Dialogu i pa alternativë

Vizitën e Lajçakut në Kosovë dhe rajon nuk duhet kuptuarsi kërcënim, por si mesazh dhe vetëdijësim të politikanëvekosovar, se dialogu është i pa alternativë dhe i pashmangshëmdhe se agjendat dhe politikën ndërkombëtare e diktojnë ata që e bënë Kosovën shtet dhe jo ne dhe as Serbia.

Edhe përkundër deklarimeve të kryeministrit në ardhje,z. Albin Kurti, se dialogu do të jetë prioriteti numër 4 i qeverisë sëtij, vizita e Lajçakut në Kosovë dhe rajon e thotë të kundërtën. Pas formimit të qeverisë së re, Kosova nuk do të mund t’i ikëdialogut, por do ta ketë numër 1 në agjendën e politikësshtetërore.

Deklarimet e kryeministrit në ardhje, Albin Kurtit përdialogun si prioritet të katërt në qeverisjen e tij nuk janëmirëpritur në kancelaritë e Brukselit, sikurse nuk janë mirëpriturnë SHBA deklaratat e tij për shqyrtim të vendosjes së ambasadëssë Kosovës në Jerusalem.

Guximi i tepruar i Albin Kurtit

Deklaratat e pamatura të Albin Kurtit rreth dialogut me Serbinë mund t’i kushtojnë me rënje të sërishme të qeverisë, pordëmi që do t’i shkaktonte popullit të Kosovës mund të jetëshumëfish më i madh se kaq!

Ndërkaq hezitimet e Kurtit për vendosjen e ambasadës nëJerusalem, mund të na kushtojnë me tërheqje të njohjes ngaIzraeli dhe jo vetëm kaq! Mund t’na i dëmtojë marrëdhënjet e shkëlqyera me sponsorizuesin e shtetit të Kosovës dhe të kësajnjohje në veçanti-SHBA-në, pa të cilën as që paramendohetrrugëtimi ynë si shtet i pavarur dhe sovran.

Fundja, se në cilin qytet apo lokacion duhet ta vendosimambasadën i përket shtetit që na ka njohtë e jo ne! Ne duhet t’ijemi mirënjohës dhe ta repektojmë vullnetin e shtetit mik.

Ideja e Kurtit, “unë jam kryeministër dhe bëjë çfarë të dua” i takon një mentaliteti të kaluar. Atë çfarë e thotë Albin Kurtiende pa u ngritur në fronin e pushtetit, nuk e ka guximin ta thotëasnjë kryeministër i shteteve të rajonit, madje as i vendeve më tëzhvilluara të Bashkimit Evropian.

Rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit, gjegjësisht legjitimitetiqë ka marrë nga qytetarët e vendit, e ngarkon Albin Kurtin me përgjegjësi të lartë shtetërore për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe zgjidhjen e problemeve të shumta.

Megjithatë, pavarësisht rezultatit zgjedhor, përveq pozitës, në procesin e dialogut me Serbinë duhet të përfshihet edheopozita parlamentare bashkë me subjektet tjera jashtë skenësparlamentare, përfshirë paikcat etnike në Kosovë dhe shqiptarëte Luginës së  Preshevës.

Të mos përseriten gabimet e së kaluarës

Gabimet që i ka bërë Albin Kurti në të kaluarën si opozitarme mosbashkangjitje në procesin e dialogut me Serbinë, nukguxon t’i perserisë nga pozita e kryeministrit duke e injoruaropozitën shqiptare.

Bashkërendimi i veprimeve politike pozitë-opozitëpërveqse do ta inkurajonte Albin Kurtin, do ta forcontepozicionin e Kosovës në dialog me Serbinë.

Në anën tjetër, as opozita nuk guxon ta lë vetëm, por duhet t’ibashkangjitet  Albin Kurtit në përmbylljen e dialogut me Serbinë.

Për shkak të seriozitetit dhe ndjeshmërisë së dialogut, mëshumë se asnjëherë më parë është i nevojshëm konsensuesi mesforcave politike shqiptare.

Për arsye se, pa konsensus mes forcave politike shqiptare, nuk mund të ketë zgjedhje të presidentit dhe as ratifikim tëmarrëveshjes përfundimtare me Serbinë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Bashkëpunimi me opozitën i pashmangshëm për Albin Kurtin

Edhe përkundër rezultatit të lartë zgjedhor, për sigurimin e 2/3-ve në kuvend, Albin Kurtit patjetër i duhet bashkëpunimi me forcat politike shqiptare.

Nëse bëhemi të gjithë bashkë në dialog me Serbinë nukkemi arsye t’i frikohemi lajçakëve, borrelëve dhe as grenellëve, pasi fati i veriut të vendit dhe integritetit të shtetit mbetet përserinë dorën tonë, gjegjësisht në dorën e deputetëve shqiptar, ku pa 2/3 (dy të tretat) e votave të tyre nuk mund të votohet asnjëmarrëveshje cila do qoftë ajo për vendin tonë.

Bashkërendimi i forcave tona politike në përballje me Serbinë do ta bënte krejtësisht të paarsyeshme frikën ngadialogu, në të kundërtën, lajçakët, borrelët dhe grenellët do t’nashndërrohen në fobi të pashërueshme.

Dhënja e postit të presidentit njërës prej partive opozitareështë pothuajse e pashmangshme për sigurimin e stabilitetitpolitik si dhe për evitimin e zgjedhjeve të radhës.

Heqja dorë e Vjosa Osmanit nga posti i presidentit për tëmirën e shtetit do të ishte veprimi më i mençur dhe mëprgamatik, më i guximshëm dhe më patriotik. Në të kundërtën, shkuarja e sërishme e vendit në zgjedhje për shkakun e saj, do t’ishkaktonte dëm të madh buxhetit të shtetit si dhe do ta rëndonteedhe më tejë jetën e qytetarëve të Kosovës.

Asnjë post politik nuk krahasohet me interesin e shtetit dhejetën e qytetarëve!

Itali, 2 mars 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota