E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Taksa 100 % ndaj produkteve serbe vendim i guximshëm i qeverisë

Prishtinë, 21 nëntor

Aleanca Kosovare e Biznesit, e përkrah vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënien e taksës deri në 100 për qind për prodhimet made in Serbia.

Taksa e vënë nga Qeveria e Kosovës është një vendim i guximshëm ndaj Serbisë, por edhe hakëmarrës i drejpërdrejt për bllokadat e vazhdueshme që Serbia po i bënë politikisht dhe ekonomiksht Kosovës edhe pse ekziston një marrëveshje në Bruksel që Serbia është pajtuar që Kosovën mos ta pengoj në rrugëtimin e vet në anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtare.

Kjo taksë nënkupton thirrjen e ndërgjegjes tonë popullore për bojkot të prodhimeve të Serbisë.

AKB-ja, mbështet këtë iniciativë dhe i bënë thirrje bizneseve importuese që të orientohen nga vendet mike të Kosovës për zëvendësim të këtyre produkteve, por edhe biznesit vendor prodhues që të rrisin kapacitetet e veta për të furnizuar konsumatorin pa e ndier mungesën e zëvendësimin e prodhimeve nga Serbia me ato Made in Kosova.

AKB-ja-ja, me vite ka kërkuar vënien e masave të tilla, por deri tash ka munguar vullneti dhe guximi politik.

Pra qeveria është treguar e guximshme ndaj Serbisë dhe vlerësojmë si vendim të duhur dhe I cili e mbron identitietin e Kosovës.

Vendimi i sotëm tenton ta gjunjëzon Serbin ekonomikisht, e cila e ka tregun në Kosovë në vlerë rrethë gjysmë miliardë euro që ta respektoj Kosovën si partner drejt integrimeve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota