E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Takimi ‘kokë më kokë’ me Lajçak, Vuçiç: Jam i shqetësuar për situatën në veri

BEOGRAD– Pas Prishtinës, këtë të premte i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka udhëtuar drejt Serbisë ku është takuar me presidentin Aleksdandër Vuçiç, me të cilin ka pasur një takim “kokë më kokë”.

Pas përfundimit të takimit Vuçiç deklaroi se ia ka përcjellë shqetësimin e tij për situatën në Kosovë, “veçanërisht në veri”.

Aleksandër Vuçiç: I thashë ndërmjetësuesit evropian se shqetësimi im buron nga nevoja e Albin Kurtit (kryeministri i Kosovës) për të provokuar incidente dhe konflikte.

Ndërkohë Miroslav Lajçak nuk bëri komente për të ndarë detaje nga takimi me Vuçiç. Një ditë më parë ai ishte në Prishtinë ku zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti. I dërguari i Bashkimit Europian po monitoron nga afër zbatimin e marrëveshjes që është vendosur dhe rënë dakord në Bruksel dhe për të përgatitur hapat dhe takimet e ardhshme mes Kosovës dhe Serbisë./Limit.al

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota