E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Takimi i Procesit të Berlinit 2020 në Shkup

Në Shkup po mbahet takimi i ministrave të jashtëm të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si pjesë e Procesit të Berlinit. Në takim morën pjesë edhe ministra të jashtëm nga vende të Bashkimit Evropian. Temë e takimit janë reformat e vendeve të Ballkanit Prëndimor për integrimin në BE si dhe përballja me valën e emigrantëve që kërcënon kufijtë juglindorë të Evropës.

Takimi i Procesit të Berlinit për herë të parë mbahet nën kryesimin e një vendi anëtar si Bullgaria dhe një vendi që synon integrimin në Bashkimin Evropian, siç është Maqedonia e Veriut.

Takimi i është kushtuar bashkëpunimit rajonal dhe perspektivave të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Ministri i jashtëm në detyrë i Shqipërisë Gent Cakaj, Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, ai i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov, i Kosovës Glauk Konjufca, i Malit të Zi Sërxhan Darmanoviç dhe zv.ministri i Bosnjë e Hercegovinës Josip Bërkiç theksuan nevojën për zgjerimin e BE-së dhe ishin të një mendimi se rajoni e ka vendin brenda BE-së dhe kjo e fundit nuk do të duhej të shkurajojë më këtë rajon.

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e shikojnë Procesin e Berlinit dhe nismat e tjera rajonale si zëvendësim të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të disa vendeve anëtare të BE-së. Zyrtarët evropianë dhe krerët e diplomacive ballkanike kanë vënë në dukje se sundimi i ligjit, gjyqësori i pavarur, ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme, lufta kundër krimit të organizuar dhe ekonomia e qëndrueshme do t’i çojë këto vende përpara drejt familjes së madhe evropiane.

Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva u shpreh se metodologjia e re ende e pamiratuar për zgjerimin e BE-së nuk duhet të përdoret si arsyetim për një anulim të ri të vendimit për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Takimi i Procesit të Berlinit ka për qëllim po ashtu shtimin e lidhshmërisë si dhe lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa i paraprin takimit të nivelit të lartë të Bashkimit Evropian që pritet të mbahet në muajin maj në Zagreb, ku dy vendet ballkanike Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria presin konfirmimin e rekomandimit të Komisionit Evropian për hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian për anëtarësim në Union.

Në kuadër të takimit në Shkup janë mbajtur edhe forume me ekspertë e analistë nga rajoni dhe më gjerë mbi çështje si ndryshimi i klimës dhe emigracioni.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota