Është tronditëse kjo që po ndodhë me mua! Pas dy mujësh karantinimi së bashku me familjen time në Zvicër, nën asistencën shëndetsore, diçka që ua dëshmova me dokumenta, më pengojnë të vij në Kosovë! Jam unë që rrezikoj duke ardhur në vendin tim nga Zvicra, një sistem kujdesi shëndetesor i përparuar, por dua të respektoj votën e qytetarit për mua!
Ju qeveritarë të Kosovës, kështu do bëni dhe me diplomatë zviceranë a perëndimorë që mund të vijnë në Kosovë? Do t’i karantinoni? Kush e bën këtë? Po e bën një qeveri te cilën unë e kam votuar! Për më shumë nuk kam votuar as mocionin për rrëzimin e saj!
Kjo qeveri sot në mënyrë primitive, diktatoriale, më privon të kthehem në vendin tim! Më pengon të zhvilloj veprimtarinë time parlamentare në shërbim të Atdheut tim!



