E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Simbolet ‘Z’ vendosen në veri të Kosovës

Situata në veri sot duket të jetë e qetë, ndonëse barrikadat akoma vazhdojnë të qëndrojnë.

Nacionale sot ka marrë pamje nga veriu i vendit teksa shihet se në disa lagje atje, ka prezentë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, mirëpo situata është e qetë.

Në fotografitë e shkrepura, në Rudarë të Zveçanit është parë simboli “Z”, i cili është përdorur dhe karakterion agresionin rus në Ukrainë. Ky simbol është bërë në një prej objekteve që gjendet atje.

Kujtojmë se simboli “Z” është vendosur në mure, tanke, bluza e shume vende të tjera, si shënjë për të treguar luftën e Rusisë në Ukrainë.

Siç ka raportuar para disa muajsh gazeta Nacionale, shkronja ‘Z’ ishte bërë një simbol që shënon mbështetje për pushtimin barbar rus të Ukrainës, njëlloj siç ishte svastika e nazistëve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Opinione

    Trazira në Europë, aty ku Perëndimi i trazuar takohet me Lindjen paqësore
  3. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  4. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  5. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh

Më shumë nga Bota